Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur bisedimet me Kryeministrin Edi Rama ditën e sotme në Tiranë. 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur takimin që ka pasur ditën e sotme në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. 

Më anë të një reagimi në “X”, Zelensky bën me dije se në këtë takim “kokë më kokë” me kreun e qeverisë shqiptare, kanë diskutuar “nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve”. 

Ndër të tjera ai shkruan se u nënshkrua Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, që sipas tij “do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.” 

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. 

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan. 

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”,-shkruan Zelensky.