Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit amerikan Joe Biden të marrë pjesë në samtin e paqes që do të mbahet në Zvicër në mes të qershorit. Zelensky tha se mungesa e mundshme e aleatit të tij kryesor do të duartrokitej vetëm nga Putini. Dyshimi mbi pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, dhe veçanërisht prania e Biden-it, është një goditje e madhe për Ukrainën.
Me trupat ruse që bëjnë përparime në javët e fundit, Zelenskyy ka nevojë për një ngjarje të madhe, për të treguar se bota është ende në anën e Ukrainës. Qeveria zvicerane ka ftuar më shumë se 160 vende, teksa raporton se qëllimi i samitit është të sigurojë një forum ku liderët botërorë të diskutojnë rrugët drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
Por ka pengesa të dukshme në rrugën e suksesit të samitit, ndër to fakti që vendi që filloi luftën, Rusia, nuk do të jetë atje. Zvicra njoftoi se Moska nuk ishte e ftuar, ndërsa Kremlini pretendon se nuk do të marrë pjesë gjithsesi. Gjithashtu Washington e ka mbështetur takimin, por nuk është zotuar ende të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë.