Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka uruar Donald Trump për fitoren mbresëlënëse, sipas tij në zgjedhjet presidenciale.
Zelenskyy tha se ai vlerëson “angazhimin e Trump për paqe përmes forcës” ndaj çështjeve globale dhe tha se ky parim mund ta sjellë më afër paqen në Ukrainë.
“Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku. Presim me padurim një epokë të një shteti të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump,” tha ai.
Trump pritet të hartojë një strategji të re sa i takon konfliktet e mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ai ka pohuar më parë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë.