Viti 2021 hyn me një lajm shumë të mirë në fushën e mjekësisë. Ka marrë miratimin zemra e parë totalisht artificial dhe fillon shitjen këtë javë të parë të janarit.
Shefi i kardiokirurgjisë prof. Edvin Prifti e konsideron një xhevahir zemrën e ideuar nga një ndër kolosët botërore të kardiokirurgjisë, prof. France Alain Carpentier. Tregu botëror kishte një zemër artificial, por zemra e re ka më shumë avantazhe.
Zemra artificiale nuk ka ngjyrë të kuqe por të bardhë dhe është më e vogël se e një të rrituri. Ndryshe nga zemra artificiale që ka ekzistuar deri më tani e cila përdoret vetëm për periudhën e transplantit, zemra francezë mund të vendoset përgjithmonë tek pacienti.
Edhe pse ka një kosto të konsiderueshme, kardiokirurgu Prifti është optimist kur shprehet se mund të realizohet edhe në Shqipëri.