Një aksident tragjik i ndërpreu ëndrrat 29-vjeçarit shqiptar Xhulio Marleci.

Ai humbi jetën mëngjesin e djeshëm në spital.

Xhulio po drejtonte makinën e tij tip  Volkswagen Polo kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugës.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Miqtë dhe të afërmit e tij kanë prekur me dedikimet në rrjetet sociale.

Dua të të kujtoj gjithmonë kështu. Zemër flori, gjithmonë i disponueshëm dhe besnik për shokët. Do më mungosh Xhulio”, shkruan një nga miqtë e tij.

Kam trajnuar kaq shumë fëmijë. Fillova t’i doja ditë pas dite në mënyra të ndryshme. Giulio Marleci e papranueshme të të humbas”, shkruan një tjetër.

“Xhulio Marleci, ne do të të kujtojmë si një luftëtar që luftoi gjithmonë me buzëqeshje, gjithmonë i gatshëm për të motivuar të gjithë në palestër me historitë e tij nga ‘kohët e tjera’.

Gjithmonë me një shaka gati për të na bërë të qeshim dhe gjithmonë me një fjalë ngushëllimi në xhep për miqtë e palestrës. Për ata që e njohën do të mbetet si kujtim në zemër dhe shpirt.”