Durrësi është zgjuar këtë 14 Shkurt nën një atmosferë festive, me qytetin që është veshur me simbolet e dashurisë për të festuar Shën Valentinin.

Bashkia e qytetit ka vendosur dekorime tnë sheshe dhe rrugë kryesore, duke i dhënë një pamje më të ngrohtë dhe romantike zonave më të frekuentuara. Zemra të kuqe dhe elementë simbolikë të festës kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët nuk kanë munguar të realizojnë fotografi pranë tyre.

Ndërkohë, në rrugët e qytetit janë shtuar edhe shitësit ambulantë të lulev, ku qytetarë të shumtë ndalojnë për të blerë buqeta për njerëzit e tyre të dashur, duke i dhënë edhe më shumë gjallëri atmosferës festive.