17 janar 2015 – Duket se qetësia në Bernabeu papritur ka mbaruar, ose te pakten keshtu pretendojne mediat katalanase. Eleminimi i ''los blancos'' nga Kupa e Mbretit në fazën e 1/8-ave përballë Atletikos së Madridit, ka bërë që në dhomat e zhveshjes të fillojnë diskutime midis lojtarëve. Sic kanë komentuar shumë gazetarë spanjollë nepër rrjete sociale, Florentino Perez e ka cilësuar imazhin e ekipit të tij si ''qesharak'' përballë Atleticos që luante me një synim të vetëm , kualifikimin. E përditëshmja spanjolle "Sport", historikisht shume prane Barcelones, ben te ditur se ka patur nje episod tensioni mes Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale.
Portugezi nervozuar sërish me Gareth Bale sepse ky i fundit përsëri shfaqi individualitet në lojën e tij. Uellsjani ndryshe nga herët e tjera nuk ka ulur kokën, por ka replikuar kundër Cristianos së inatosur dhe te dy kane shkembyer fjale duke ngritur zërin ndaj njeri tjetrit. Sic pretendon Sport që raporton për këtë incident portugezi nuk mund të pranojë faktin që Realit iu desh të eleminohej nga Kupa e Mbretit pikërisht ditën kur ai i prezantoi Bernabeu-t Topin e tretë të Artë ndaj dhe në dhomat e zhveshjes ka folur me tone të larta. Gjithsesi Cristiano ka lënë gjithcka ndodhi në dhomat e zhveshjes duke u treguar optimist përpara gazetarëve dhe duke theksuar se Kupa ishte një hap pas , tani Reali do të bejë dy hapa përpara , duke iu referuar kështu La Ligas dhe Championsit.





