14 shkurt 2015 –  Në qytetin e Pontasieves, rreth 15 kilometra larg Firences u zhvilluan zgjedhjet për Këshillin konsultativ të të huajve. Ndër kandidaturat për kryetar këshilli ishin edhe dy vajza shqiptare. Pikërisht njëra prej tyre, Zerina Petanaj arriti të dalë e para dukeu zgjedhur kryetare.

Zerina është 20 vjeçe, studente e Fakultetit të Ekonomisë dhe banon prej 17 vjetësh, në qytetin e vogël (20 000 banorë) të Pontasieves.

Zv/kryetare u zgjodh një 41 vjecare nga Kameruni. Sinqerisht i urojmë suksese shqiptares sonë, në detyrën e re!

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"