Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Mirditë.

Mësohet se 56-vjeçari, Robert Gjoka ka humbur jetën, pasi mjeti bujqësor të cilin ai drejtonte ka dalë nga rruga.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi Robert Gjoka, 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.