Ish-kryeministri Berisha në në shënim në "Facebook", ka komentuar emërimin e Pirro Vëngut, si drejtor të ri të Portit të Durrësit, sipas të cilit pas kësaj lëvizjeje fshihet Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, për të cilin nuk kursen akuzat si të lidhur me Ndragetën, mafian italiane.
Berisha thotë se Porti i Durrësit sot është porti numër një i destinacionit të kokainës në Europë dhe zëvendësimi i rrufeshëm i ish-drejtorit Tare me Vëngun u bë me mbështetjen direkte të kryeministrit Rama.
“Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!
Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.
Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. sb”, shkruan Berisha.
Pirro Vëngu, ashtu si shumica e drejtuesve të institucioneve të tjera në Durrës vjen nga Tirana. Ai ishte pjesë e stafit të kryeministrit Edi Rama, si drejtor i Antikorrupsionit në Kryeministri. 34-vjeçari ka mbajtur më parë postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Ditmir Bushatit. Vëngu zëvendëson Agron Taren, i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë nga marrja e detyrës në janar të këtij viti si drejtor i përgjithshëm i APD-së.





