350 metër linear tub plastik i ri për ujin e pijshëm është vendosur në dy lagje të Shijakut, me qëllim përmirësimin e cilësisë së furnizimit me ujë.
Ujësjellës Kanalizime Durrës sapo ka përfunduar punimet për vendosjen e tubacionit me diametër 315 mm, pas ankesave të banorëve që lidheshin me cilësinë e ujit.
Ky tubacion lidh lagjen “Popullore” me lagjen “Pashabejt” dhe në këtë zonë në shumë raste uji në çezmat e qytetarëve mbërrinte i ndotur për shkak të amortizimit të rrjetit të vjetër.
Tashmë nga depoja kryesore nga ku furnizohet me ujë Shijaku ka një tubacion të ri plastik duke eliminuar ndotjen e ujit të pijshëm.
Investimi modest është kryer me fonde të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime Durrës.





