Drejtorja e SASPAC, Jona Suli është larguar nga detyra.

Këshilli i Ministrave ka shpallur vendin vakant për Drejtor të Përgjithshëm të Agjencisë që koordinon shpërndarjen e fondeve të BE.

Jona Suli u emërua në muajin dhjetor të vitit 2023, në krye të asaj agjencie, duke zëvendësuar Ilir Beqajn i cili dha dorëheqje pasi iu komunikua akuza e SPAK për koncesionin e sterilizimit.