Teksa këngëtarja Eneda Tarifa njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice Kids”, për shkak të angazhimeve të shumta personale, lajmi që do të zëvendësohej nga Arilena Ara nisi të qarkullonte në median online.
Një lajm i tillë nuk kaloi pa u vënë re nga blogeri i njohur durrsak, Olti Curri, i cili karakterizohet nga natyra e tij e drejtpërdrejtë.
Ai ka publikuar në InstaStory lajmin ndërsa nuk ka munguar ironia për Arilenën ku shkruan, “Ouuu…ça do bëjë aty? Do konkurojë!!!”.





