Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku është afër të bëhet me skuadër të re. Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bajernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.
Sipas të përditshmes “Bild”, sulmuesi mund t’i bashkohej Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual të Bundesligës, por bisedimet kanë frenuar ndjeshëm.
Shkak është bërë përfshirja e Milanit që kërkon një pykë për të zëvendësuar Ibrahimoviçin.
Në çështje është përfshirë Paolo Maldini që e pëlqen shumë sulmuesin kosovar.
Drejtori sportiv i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.





