Tek Interi po përgatiten të bëjnë disa spastrime me qëllim kursimin, por edhe shitje që do të ndihmojnë buxhetin të qëndrojë në balancë.
Përveç daljeve, zikaltrit do të duhet të realizojnë edhe disa goditje të mirëmenduara për të mbajtur sa më të lartë nivelin e organikës së Simone Inzagit.
Pavarësisht lëvizjeve, zikaltrit po mendojnë afrimin e një zëvendësi për Romelu Lukakun. Emri më i ri është ai i Felipe Kaisedos, të cilin tekniku aktual e ka stërvitur deri pak javë më parë në radhët e Lacios.
Operacioni ka hapësirë suksesi, aq më tepër që menaxheri i sulmuesit ka pasur një takim disa ditë më parë më drejtuesit e kampionëve të Italisë.





