Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Sipas tij kjo është një farsë dhe PD nuk do të bëhet pjesë.

“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Nëse ju kujtohet në një nga ditët po këtu, Balla informoi se atë ia kam lënë opozitës dhe unë ju thash se do pendohen, Ko tregon se u penduan. Ne kemi tërhequr votat përveç Kalasë, Hysës, Ndregjonit, Halusit dhe Mustafaj.
Sot futën kandidaturën e tyre dhe Manja thotë nuk njoh tërheqjen e firmave.

Ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Nuk marrim pjesë në farsë”, tha ai.