Kryeminstri Edi Rama votoi këtë mëngjes për për delegatët e Kongresit të Ri të Partisë Socialiste.
“Në 369 vendvotime, vijojnë edhe sot gjatë gjithë ditës për të garantuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarësisë në ripërtëritjen e forumit më të lartë të familjes sonë të madhe politike”, tha Rama.
Partia Socialiste po zhvillon procesin zgjedhor për 950 delegatët e rinj të Kongresit, të cilët do t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë.