Në një deklaratë per mediat Enkelejd Alibeaj tha Rama u tërhoq nga marrëveshja kur pa kandidatët e opozitës. 

Alibeaj tha se kërkoi që e takimet të bëheshin me media, sepse donte që gjithçka të dihej nga publiku.

Më tej ai theksoi se kur kryeministri kuptoi se nuk mund të joshte asnjë prej kandidatëve të propozuar dje për ta vjedhur u tërhoq nga procesi.

 “Kjo kandidaturë eventuale duhet të ketë vetëm firmat tona. Duhet të kujtomë që kjo tërheqje nga nënshkrimi është mospranimi i konsensulitetit të procesit. Ne e kemi ditur që në fillim që PS i ka 74 vota, por nuk ka legjititmitetin real. Votat e  Tom Doshit “non grata”, nuk kanë legjitimit.  Ne u nisëm nga ideja për të krijuar një proces konsensual dhe për të dhënë një president të shqiptarëve dhe vetëm një proces e tillë do të mund ta garantoni.  Kërkova që edhe takimet të bëheshin me media, sepse doja që gjithçka të dihej nga publiku, që të kuptonin kush janë ta që zbatojnë kushtetutën. U tregua realiteti dhe qëndrimi i palës tjetër, nuk kisha fare dyshim. Një nga shkaqet është që cilësia e kandidatëve tanë, mund të jemi anatemuar  me kandidatë të kapur peng. Nuk janë as peng. Edi Rama kur pa që njëra prej tyr mund të ishte presidenti i republikës dhe pa që s’kishte asnjë shans për ta joshur, për ta vjedhur.  Kemi firmën për dy, jo vetëm për një! Ky proces duhet bërë që produkti të ishte konsensual, siç e do edhe kushtetuta.”, tha ai.