Gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha foli për zgjedhjen e presidentit të ri.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim që mund të vijë nga kryeministri Edi Rama.
“Kërkesa e vetme është që vendimet për drejtime grupi të merren nga Kryesia e Grupit Parlamentar. Linja politika është e qartë , kundërshtari ynë është Rama. Nëse do të propozojë për presidentin e ri dhe se cili do të jetë qëndrimi do merret vendimi nga organet më të larta. PD si opozitë e vërtetë nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Në se Rama vendos që presidentin ta propozojë PD ose opozita atëherë do të nisim konsultimet me institucionet e PD”, tha Berisha.





