Drejtori i Shërbimit juridik të Kuvendit, Alban Brati, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për proceduarat dhe afatet e zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Në letër thuhet se mandati i presidentit Bujar Nishani mbaron më 24 korrik 2017 ndërsa procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, fillojnë jo më herët se 13 prilli 2017.

Ky afat përkon me periudhën 60-ditore përpara mbarimit të mandatit të Kuvendit dhe është detyrues për rastet kur zgjedhja e presidentit përkon me zgjedhjet e përgjithshme.

MEMO i është shpërndarë edhe krerëve të grupeve parlamentare.