Shkëlqim Fortuzi është rektori i ri i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i cili fitoi zgjedhjet një ditë më parë me 37.09 % të votave.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin me anë të vendimit që mban datën e sotme 22 qershor, teksa “DurrësLajm” publikon vendimin e plotë më poshtë:
Votat në garën për rektor të UAMD-së u ndanë respektivisht:
Lindita Mukli – 49 nga Stafi Akademik / 117 vota nga studentët
Andon Kume – 45 nga Stafi Akademik / 271 vota nga studentët
Shkëlqim Fortuzi – 110 nga Stafi Akademik / 461 vota nga studentët
Osman Metalla – 92 nga Stafi Akademik / 417 vota nga studentët