Më datë 29 mars pritet të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, dega Durrës 2.
Kandidatët në garë janë kreu aktual i degës, Osman Stafa, dhe mjeku Selman Drizi. Zgjedhjet për kreun e degës nr. 2 të Partisë Demokratike në Bashkinë Durrës vijnë vetëm dy javë pas zgjedhjeve të mbajtura në Durrës, ku me votat e anëtarësisë u zgjodh Adrian Gashi.
Njoftimin për zgjedhjet në degën nr. 2 e ka bërë deputetja Manjola Luku, e cila publikon edhe shkresën e firmosur nga kryetari Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka.
Në postimin e saj Luku shkruan;
“Urime dhe suksese kandidatëve për Kryetar të Degës Durrës 2!
Proceset demokratike brenda partisë janë themeli i forcimit dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve. Besoj se përmes angazhimit, vizionit dhe përkushtimit tuaj, do të kontribuoni në fuqizimin e mëtejshëm të strukturave tona dhe në rrugën drejt fitores.
Zgjedhjet në degë do të zhvillohen më 29 Mars 2026.
Kandidatët për Kryetar, Dega Durrës 2:
- Osman Halit Stafa
- Selman Ferit Drizi






