Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën në universitetin e Durrësit ofron një alternativë unike në universitetet shtetërore: studime duale sipas modelit gjerman dhe punësim i garantuar!

Për të gjithë maturantët që aplikojnë në raundin e tretë, mund të zgjedhin FASTIP-in, i cili ofron diplomë shtetërore bachelor dhe kontratë punësimi.

Aplikoni në portalin U-Albania deri në datën 18 tetor 2018:

·         Menaxhim i Bankave (program në gjuhën angleze)

·         Menaxhim i Hoteleri-Turizëm (program në gjuhën angleze)

·         Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (program në gjuhën angleze) 

të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) pjesë e universitetit publik “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Në datën 24 tetor, ora 10:00 disa nga bizneset më prestigjoze do të përzgjedhin studentët më të mirë për t’i punësuar dhe mbështetur gjatë studimeve universitare.

Konkursi zhvillohet pranë ambienteve të FASTIP-it (Adresa: Lagjja nr.17, Rruga “Adria”, pranë Urës së Dajlanit, Durrës).