TIRANE– Partia Socialiste mbledh sot në orën 11.00 Asamblenë Kombëtare, ku pritet të vendosen piketat kryesore të fushatës elektorale të partisë më të madhe opozitare per zgjedhjet e 23 qershrorit.
Përgatitjet per zgjedhjet, që nisin me shpërndarjen e strukturave për verifikimin e listave elektorale e për mbrojtjen e votes, por edhe zgjerimi i kooaliconit do jenë baza e disktutimit në mbledhjen e forumit të më lartë vendimarrës të socialistëve.
Por në kushtet kur rishpërndarja e mandateve është kthyer në pikën më të fortë ndarëse mes PD e PS, sekretari organizativ, Blendi Klosi, thotë se Asambleja do disktutojë edhe qëndrimin që do mbajë selia rozë ndaj vendimarrjes së KQZ-së.
Asambleja Kombëtare u parapri nga mbledhja se kryesisë së PS dhe takimit të kreut të PS, Edi Rama me aleatët një ditë më parë.