TIRANE, 05 mars 2013 – Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksander Arvizu do të zhvillojë një tjetër bashkëbisedim online në Act Now-Albanians Coming Together Now mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Njoftimin e ka bërë Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook. Bashkëbisedimi do të zhvillohet ditën e enjte.

“A patët mundësi të merrni pjesë në bashkëbisedimin online me Ambasadorin Arvizu, i cili u zhvillua në janar? Nëse nuk mundët të postoni pyetjet tuaja herën e kaluar, tani ju keni një tjetër mundësi. Ditën e enjte, Ambasadori Arvizu do të diskutojë, në Act Now-Albanians Coming Together Now mbi zotimin “Premtoj, Sepse e Dua Vendin Tim!” dhe mbi angazhimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. A do të merrni pjesë në këtë bashkëbisedim online?”- shkruan ambasada amerikane.

 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/