Kryetari i PD Lulzim Basha thotë se raporti i ODIHR ka rrëzuar votimet e datës 30 qershor, duke mos i njohur.

Basha shkruan në Facebook se Rama të dielën kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Sipas tij, regjimi i krerut të qeverisë është tashmë i degraduar plotësisht.

POSTIMI I PLOTË

Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja.