TIRANË, 18 qershor 2013 – Ka dështuar edhe në Tiranë verifikimi i kartave të identitetit nëpërmjet projektit teknologjik të verifikimit dhe regjistrimit elektronik të zgjedhësve.
Mësohet se testi i realizuar më 8 qershor për kartat konstatoi probleme. Sipas administratës së KQZ, testi rezultoi me probleme dhe pa integritet. KQZ konstatoi më tej se janë vërejtur mangësi në elementët e sigurisë. Po ashtu, probleme paraqet edhe ana operacionale dhe funksionale e sistemit.
Nisur nga kjo, administrata e KQZ propozoi që të mos realizohet projekti pilot. Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet sot pasdite për propozimin e administratës.
Ndërkaq, kompania spanjolle ‘INDRA’ nuk ka rënë dakord me konkluzionet.
TESTI
Në simulimin e parë, në dy qendra votimi në hollin e Pallatit të Kongreseve votuan rreth 44 zgjedhës ndërsa 5 prej tyre nuk ju njoh nga sistemi karta e identitetit, por ata gjithsesi votuan manualisht. Problematika e votuesve që votojnë dy herë ishte sepse ata zbuloheshin vetëm pas 48 orësh, ndërsa përgjigjia për këtë problematikë, sipas përfaqësueve të KQZ-së ishte se nëse një person voton dy herë sistemi dixhital e identifikon dhe menjëherë ai person shkon për ndjekje penale, ku minimalisht denohet me 5 vite, ndërsa vota e hedhur dy herë do të numërohet dhe do të quhet.
Sipas përfaqësueve të KQZ-së, përsa u përket kartave të falsifikuara sistemi nuk i njeh dhe nuk do të pranohen të votojnë. Në testimin e dytë të sistemit ishin eskpertët e partive politike të cilët, së bashku me ekspertët e kompanisë spanjolle testuan deri në detaje programin. Ata shtruan shumë pyetje, ku një ndër kryesoret ishte korruptimi i të dhënave në kompjuterat qe ndodhen në qendrat e votimit në gjithë Tiranën.
Sistemi i ri elektronik parashikon që çdo qendër të ketë një ekran të madh, një kompjuter tip, laptop si dhe dy makineri të cilat shërbejnë për identifikimin online të votuesve, ndërsa dy mjetet që pranohen për të votuar karta dhe pasaporta. Ndërsa sistemi, çdo 5 minuta dërgon të dhëna nga qendrat e votimit në serverin qendror që ndodhet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ku prej andej printohen edhe raportet përkatëse.





