Në kuadër të zgjedhjeve dhe votës së diasporës, opozita po përgatitet për primaret, nga të cilat do të dalin kandidatët e saj.

Mësohet se nesër ora 14:00 është kërkuar mbledhja e grupit parlamentar të PD nga Gazment Bardhi.

Çështje diskutimi do të jetë çështja e votës së diasporës, ku do u kërkohet drejtuesve politikë dhe deputetëve që të punojnë më shumë në këtë drejtim për të informuar qytetarët.

Nga ana tjetër do diskutohet për çështjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu nesër në orën 17:00 kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD.

Mësohet se disa nga funksionarët e PD janë kundër procesit, pasi deklarojnë se ai nxit përçarje dhe apelojnë për një zgjidhje tjetër.

Ata sjellin shembull Bashkinë Tropojë ku si pasojë e përçarjeve nga Primaret, nuk u fitua kjo bashki nga PD.