Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarë në Kretë në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Edi Rama: Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjeshtë për Greqinë por për të gjithë Europën. Këtu në Kretë Zeusi rrëmbeu princeshën që më pas e çoi diku tjetër, dhe emri i saj ishte Europa. Ndaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit europian.