Policia e Shtetit do të angazhojë 5500 efektivë policie për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Mësohet se përgjatë tre muajve të fundit, afro shtatë mijë punonjës janë trajnuar nga OSBE në bashkëpunim me KQZ, për sigurinë e zgjedhjeve vendore.
Bëhet me dije se një pjesë e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Ndërhyrja e tyre brenda ambienteve të qendrave të votimit bëhet për raste emergjente ose në tëë kundërt vetëm me kërkesë nga kryetari i qendrës së votimit.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje KZAZ-të në të gjithë vendin, aty ku do të kryhet procesi i numërimit të votave. Në këto ambiente kanë mbërritur materialet e nevojshme, si kamerat, objektet e numërimit, etj, të cilat janë transportuar pa asnjë problematikë.