Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann po zhvillojnë një takim me Komisionerin Ilirjan Celibashi.

Sot Komisioneri Celibashi do të regjistrojë kandidatët e 11 bashkive të mëdha në vend.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

Kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet, sipas diplomates amerikane.

Pritshmëritë e Uashingtonit, theksoi ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.