Avokati Përparim Çaça thotë se Enkelejd Alibeaj nuk donte të regjistrohej në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çaça u shpreh se po shkohet drejt një 6 marsi të dytë, ku edhe pse patën vulën dhe logon e partisë, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk fituan asnjë bashki.

“Saga e PD është se kemi dy realitete. Kemi një parti pa vulë, që është ajo e Sali Berishës dhe kemi një vulë pa parti, që është grupimi i Alibeajt. Unë them që grupimi i Alibeajt nuk donte të regjistrohej në zgjedhje, për mendimin tim. Ndoshta koha do më japë të drejtën. Po shkojmë drejt një 6 marsi të dytë”, theksoi ai.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në KQZ ka marrë vendimin që në zgjedhjet lokale të 14 majit, të regjistrohet Partia Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Me shumicë votash KAS rrëzoi kërkesën e Berishës dhe pranoi pjesërisht kerkesën e Alibeajt.

Gjithashtu KAS mori vendimin që kryekomisioneri të regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike, pasi të plotësohet dokumentacioni me të dhënat e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.