Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sot në konferencën e përjavshme me gazetarët largimin e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa e cilësoi Alibeajn si patericë të kryeministrit, Edi Rama, Berisha përgëzoi të gjithë ata kandidatë që u larguan nga Alibeaj.

Një pjesë e kandidarëve të Partisë Demokratike u tërhoqën nga gara elektorale e 14 majit, pa filluar ende garën.

Vetë kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj nuk ka ende një numër të saktë të bashkive ku PD do të kandidojë.