Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, Berisha i zbuloi i pari kandidatët për lokalet e 14 majit.

Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këto kandidatët do e kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të vazhdojnë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj.

Për të dalë nga situata, e ndihmoi sërish aleati i tij i kohëve të vështira, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i la hapësirë të lirë aleatit të tij, si për t’i ardhur në ndihmë pas një viti të vështirë në luftën e tij për partinë.

Ilir Meta ka vetëm 4 kandidatët për kryebashkiak. 3 ka Vangjel Dule dhe 54 janë të Berishës nisur nga kryeqendra e Shqipërisë, Tirana.

Primaret ishin një proces që nuk tërhoqi shumë emra te njohur, të sprovuar në Parlament. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë.

Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Në Elbasan është deputeti Luçiano Boci, si më i votuari deputet i listës së 25 Prillit do të provojë të fitojë qytetin që qeveriset nga e majta që prej vitit 2007.

Një tjetër deputet Zef Hila do të tentojë të rimarrë Bashkinë e Vaut të Dejës. Të tre ata do të dorëzojnë mandatin deri në fund të javës.

Durrësi është një sfidë e vështirë dhe vëmendja kryesore ndaj të gjithë demokratëve, të Berishës dhe Alibeajt. Igli Cara është një kandidat që i bashkon demokratët e Durrësit.

Bashkia tjetër e madhe, ajo e Shkodrës, që është e vetmja e demokratëve aktualisht, Foltorja do të përpiqet ta mbajë me kryebashkiakun Bardh Spahia. kundër tij tashmë po fushaton një aleancë e gjerë nga Tom Doshi e deri te Agron Çela. Grupi i vulës nuk ka folur akoma.

Korça ndërkohë është ndër të paktat bashki, ku Berisha garon përmes një grua, ajo është Ledina Alolli, pedagoge. Për Vlorën primaret nxorën kandidat Hysni Sharrën, aktualisht nënkryetar i degës së PD-së. Në Lezhë është Pashk Gjoni, që do të rivalizojë Pjerin Ndreun  dhe nga PD zyrtare Sandër Marku.

Në Veriun e vendit, aty ku projeksionet janë optimiste për PD-në, Berisha garon përkatëshit në Kukës Admir Sinamatin, në Dibër Ismail Ukan, Tropojë Besnik Dushaj. Ai mund të përballet më vete një pjesë të PD, të linjës së Enkelejd Alibeaj që deri më tani ka zyrtarizuar rreth 15 kandidtatë, për Dibrën, Lezhën, Krujën, Kamzën, Poliçanin, Kuëovën, Mallakastrën, Policanin dhe Dimalin.