Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se askush nuk mund ta shpërqëndrojë opozitën nga fitorja në zgjedhjet e ardhshme në qytetet kryesore të vendit, konkretisht në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se “errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë”.

Reagimi i Plotë:

Askush nuk mund të na shpërqendrojë nga fitorja e padiskutueshme që pritet në Tiranë, në Durrës, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Errësira dhe mungesa e transparencës ndaj qytetarëve nga bashkitë e kontrolluara nga “Rilindja”, pas 14 Majit do të marrin fund njëherë e përgjithmonë.