Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se fronti opozitar ka qenë dhe do të mbetet i hapur për ata që nuk janë kappur nga Rama.

Meta gjithashtu tha se objekti i PL është ndryshimi nga veriu në jug dhe vendosja e demokracisë në vend.

Ilir Meta: Fronti opozitar ka qenë dhe mbetet i hapur për ata që nuk janë të kapur nga Rama. Procesi ka vijuar me primaret nuk ka hapje më të madhe se kaq.

Objekti i Partisë së Lirisë, triumfi i ndryshimit nga Tropoja në Sarandë. Vendosja e demokracisë nga Tropoja në Sarandë.

Se si do dali Rilindja është çështja e saj, në një bashki me dy kandidatë apo tre kandidatë. Opozita do të ketë vetëm një kandidat në çdo bashki, kandidatë që janë zgjedhur nga primaret, një process shumë transparent.

Kemi tre super kandidatë për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin.Synimi kryesor është fitorja e ndryshimit në 14 maj. Për të ndaluar shpopullimin e vendit dhe për të mbyllur një periudhë më të errëtën të qeverisjes vendore në vend atë të pushtetit të rilindjes.

Flamuri i ndryshimit do të qëndrojë lart në Shkodër Drejtësia me regji ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës dhe rilindjes është vendi që ka pësuar rënien me të fortë nga Transparency International përsa i përket korrupsionit. Deri më tani janë humbur 26 vende.