Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 majit, tonë Audrey Glover ka mbërritur në Shqipëri ditën e sotme.

Në orën 12:00 ajo është pritur në një takim nga kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, ndërsa nesër do të mbajë dhe një konferencë për mediat.

Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime  edhe me drejtues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të partive politike.

Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare.

ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Zonja Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996.

Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.