Partia Socialiste vijon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 2021. Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit politikë të qarqeve të PS.

Mësohet se në mbledhjen e PS-së kanë raportuar të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kanë bërë vlerësime për shërbimet e gjithë drejtorive vendore, si dhe për rezultatin e pritshëm për çdo qark.

Bëhet me dije se në mbledhje janë bërë projektime të të dhënave nga drejtuesit politikë mbi ecurinë e punës, por edhe ato çështje të cilat hasin vështirësi.

Vlerësim pozitiv është dhënë për qarqet e jugut, ndërsa problematikat gjatë raportimit janë vërejtur më shumë në qarqet e Veriut.

Ndërkohë, Rama ka kërkuar angazhim maksimal të të gjithë drejtuesve politike. Kryesocialisti ka kërkuar që të tregohet kujdes në shërbimet për qytetarët. Rama ka kërkuar raport nga drejtuesit e qarqeve edhe për organizimin e kundërshtarit politik.