Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në Shkodër, ku është takuar me drejtuesit politik të këtij qarku.
Në fillim ambasadorja ka zhvilluar një bisedë me drejtuesit e Partisë Demokratike, Helidon Bushati. Më pas ka shkuar dhe në selinë e PS në Shkodër dhe ka takuar Edona Bilali që kryeson listën e socialistëve në këtë qark.
Pritet që gjatë ditës diplomatja të takohet dhe me përfaqësues të forcave të tjera politike në këtë qark.
Më herët Kim ka qenë në Elbasan dhe prej andej ka thënë se në listat e kandidatëve për deputetë ka disa persona me probleme dhe që do të skualifikohen nga gara.





