Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme në konferencën e organizuar nga OSBE në bashkëpunim me KQZ, për të folur për të drejtën e mohuar të Diasporës, për të votuar në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.
Gjithashtu ambasadorja Kim theksoi se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo perfekte, ndërsa shtoi se tani është koha të ndërmeren hapa për votat e Diasporës.
“Sikurse e përmendi dhe kryetarja e Kuvendit, është vërtetë koha e duhur që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, demokracia përcaktohet nga mënyra se si qytetarët zgjedhin. Zgjedhjet e 2021 shënuan një ngjarje vendimtare që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend, zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mira, por jo perfekte dhe të gjithë e dinë këtë. SHBA presin që të punojnë me institucionet për problemet, përfshirë edhe të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake, që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet. Sa më demokratikë të bëhemi aq më demokratikë do të jemi, pavarësisht dallimeve. SHBA do të mbështesin Shqipërinë që të integrohet në familjen europiane.”, tha Kim.





