Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur sot shorti mbi renditjen e partive në fletën e votimit. Bazuar në këtë short, numri 1 në fletën e votimit do të jetë PSD e drejtuar nga Tom Doshi. Ndërkohë Partia Demokratike dhe koalicioni që ajo drejton do të renditen në nr 9. Partia Socialiste do të pozicionohet e 12-ta në fletën e votimit, ndërsa LSI do të mbajë nr 6.

Lista:

PSD – numri 1

Balli Kombëtar – numri 2

Lëvizja Demokratike Shqiptare – numri 3

Bindja Demokratike – numri 4

AOKEBPK – numri 5

LSI – numri 6

Nisma Thurje – numri 7

Partia Lëvizja e re – numri 8

PD-Aleanca për Ndryshim – numri 9

Aleanca Demokracia e Re – numri 10

Lëvizja për Ndryshim – numri 11

PS – numri 12