Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Nisjen e fushatës do ta bëjnë të parët demokratët, të cilët do të pozicionohen në sheshin “Nënë Tereza” në orën 17:00.
Ndërsa në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00, do të jetë Partia Socialiste që do të hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Pjesë e dy ceremonive do të jenë vetëm kandidatët për deputet dhe jo simpatizantët e partive politike, kjo për shkak të masave antiCovid që nuk lejojnë grumbullime.





