Kryeministri Edi Rama mbledh sërish drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Zgjedhjet e 25 prillit, organizimi, marrja e një feedback-u nga elektorati dhe intensifikimi i punës do të jenë në fokus të takimit.
Mësohet se drejtuesit politikë do të paraqesin raportet e përjavshme të punës në terren.





