Kandidatët për deputetë të qarkut Durrës, Klodiana Spahiu për PS dhe Oerd Bylykbashi për PD, pasi kanë votuar pranë qendra të tyre të votimit u kanë bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 25 prillit.

“Dita e votimit besoj se për të gjithë shqiptarët është ndër ditët që bëjmë thirrje të gjithëve që të vijnë të votojnë sepse data 25 kalon dhe ne do të jemi të gjithë bashkë për të mirën e vendit, për të mirën e të gjithë shqiptarëve”,- tha Klodiana Spahiu.

Ndërsa kandidati demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh:

“Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, është një moment ku gjithë shqiptarët kanë mundësi që të votojnë të lirë për të vendosur fatin e tyre”.