Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin dhe vendos t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë mendim lidhur me padinë e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Trupa gjykuese u ka kërkuar palëve përfaqësuese në çështje të dërgojnë nga një pyetje që t’i adresohet Komisionit të Venecias deri në 25 qershor.

Kujtojmë se kjo është një padi e bërë nga kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Bëhet me dije se palët kanë kohë që deri në datën 25 qershor që të shtrojnë çështjen dhe pyetjet që kanë për Komisionin e Venecias. Pas marrjes së përgjigjes nga Komisioni i Venecias Gjykata Kushtetuese pritet të marr vendimin.