OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në raportin përfundimtar thuhet se procesi i numërimit ka qenë përgjithësisht i rregullt, ndërsa zgjedhjet janë zhvilluar kushtet e krizës  institucionale.

Gjithashtu theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cënoi sigurinë juridike të procesit, ndërsa kërkojnë që të hetohen pretendimet për krimet zgjedhore.

“-Zhvillimi i zgjedhjeve në kushtet e krizës institucionale.

-Mungesë e efektivitetit të hetimeve penale.

-Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar për shkak të vettingut.

-KQZ cënoi sigurinë juridike.

-Të hetohen pretendimet për krimet zgjedhore.

-Nuk kishte alternativa në 31 bashki, pa kundërshtarë”, – thuhet ndër të tjera në raport.