Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme një konferencë për mediat, ku pritet të flasë pë rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.
“Ne oren 13:00 z. Sali Berisha mban nje konference per shtyp ne ambientet e zyres se tij. Ftojme mediat te marrin pjesë!”, thuhet në njoftimin për mediat.
Koalicioni i drejtuar prej Berishës arriti të fitonte Bashkinë e Shkodrës dhe në 5 bashkitë e tjera, të spostonte në vendin e tretë Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.





