Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore, ish-kryeministri Sali Berisha do të takohet ditën e sotme me demokratët e bashkisë Durrës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha bën me dije se takimi i parë do të zhvillohet në Njësinë Administrative Sukth, në orën 11:00.

Gjatë takimit, Berisha do prezantojë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Mukën për bashkinë Durrës.

NJOFTIMI

Sot,me daten 6 shkurt, në orën 11:00, tek kompleksi “Selimi” në Qendër Sukth, prezantojme kandidatin e koalicionit opozitar Shtëpia e Lirisë, Z. Ardian Muka.

Ftoj banoret e Sukthit, Katundit te Ri, Manzes, Rrashbullit dhe Ishmit te marrin pjese! sb