Procesi i votimit në Durrës vijon normalisht pa incidente dhe problematika.

Ndërkohë, krahasuar me numrin e votuesve në zgjedhjet parlametare, totalin i personave që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar është shumë i ulët.

Ditën e sotme deri në orën 18:00 kanë votuar 25.31% e votuesve (raportuan 257 QV nga 337 që janë në total).

Kryetari i QV nr. 1501, e stacionuar në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”, thekson se këto shifra të ulëta vijnë si pasojë e indiferencës së qytetarëve.

Duke pasur sytë tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ai apelon për zgjimin e përgjegjësisë qytetare duke theksuar se të gjithë duhet të jenë qytetarë aktivë për të vendosur për atë që do të drejtojë bashkinë e tyre.

Sekretari i një tjetër qendre votimi në qendër të qytetit “ia vë fajin” motit të keq.

Për më tepër, ndiqni intervistat e plota.