Presidenti Ilir Meta pas cermonisë për vlerësimin me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, futbollistin durrsak Vladimir Ajazaj (pas vdekjes), u ndal në një pronocim për mediat.
Meta komentoi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila pak ditë më parë pyeti 6 kandiatët për kryetar bashkie se çfarë i ofrojnë shqiptarëve, kur mbështetësi i tyre është i shpallur “non grata”.
Gjithashtu, Presidenti u shpreh se qytetarët do të zgjedhin me vullnetin e tyre të lirë kandidatët më me integritet.
“Unë jam i bindur se qytetarët e Durrësit, por jo vetëm, edhe të pesë bashkive të tjera, do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët apo kandidatet më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim sa më të madh ndaj komunitetit si dhe një përfshirje të tij sa i takon qeverisjes vendore.
Vetëm qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre dhe ne që ajo të gjithë të gjithë duhet të kërkojmë është një proces sa më transparent, sa më demokratik, një ballafaqim programesh, një ballafaqim idesh dhe në fund të fare, të fitojë vullneti i qytetarëve dhe të fitojnë kandidatët më me integritet”,-tha Meta.
Ndërkohë pyetjes për punën e Komisionit Hetimor në lidhje me inceneratorët, Presidenti u përgjigj se “është përgjegjësia e institucioneve të drejtësisë të flasin për këtë çështje, në bazë të provave dhe fakteve dhe për të parandaluar abuzimet e rënda me taksat e qytetarëve. Kërkohet sa më shumë efektivitet.”